Telegrafi

Një i vdekur dhe 1.853 raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Një person ka humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 1.853 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës. Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes”, thuhet në njoftim.

MSH bën të ditur se sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.

Në total numri i rasteve aktive është 31.084. /Telegrafi/