Në mbrëmjen e 17 shkurtit të këtij viti, në një banesë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, u gjet e vrarë 34-vjeçarja Dafina Zhubi, kuurse i dashuri i saj iu tregoi prokurorit e hetuesve se si ndodhi rasti.
A.D. i cili ishte bashkë me të dashurën e tij Dafina Zhubi, ka deklaruar se ajo u vetëvra me armën e tij pasi, tentoi ta mbys veten edhe dy herë të tjera, njofton Klan Kosova.
Por të kundërtën e kësaj e thotë ekspertiza e forenzikës, që tek tani bashkë me xhirimin e vendit të ngjarjes iu dorëzua familjarëve të së ndjerës dhe avokatit.
Pas ekzaminimeve në këtë raport thuhet se nuk është gjetur prania e nitriteve dhe nitrateve që janë të pranishme pas qitjes me armë zjarri me prejardhje nga barutet.
Po e njëjta armë u testua nga 5 persona të tjerë, të cilët pasi gjuajtën me të, u gjetën grimcat e pluhurit të plumbit në duart dhe rrobat e tyre.
Jo profesionale avokati e cilëson edhe deklaratën e mjekoligjorit të dhënë në prokurori pas autopsisë së kufomës së të ndjerës.