Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllubicë të Gjilanit, pasditen e djeshme.
Sipas disa dëshmitarëve, familjarë të viktimës i njëjti kishte probleme shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Foto: Ilustrim