Site icon Telegrafi

Një vazhdim i filmit “The Devil Wears Prada” është duke u realizuar, Meryl Streep dhe Emily Blunt flitet se po rikthehen për rolet e tyre ikonike

Një vazhdim i filmit ikonik “The Devil Wears Prada” është duke punuar në Disney pothuajse 18 vjet nga filmi i parë.

Siç raportohet, vazhdimi i filmit do të realizohet me kastin ikonik dhe do të punohet nga skenaristja e njëjtë Aline Brosh McKenna, shkruan DailyMail.

Ndonëse kasti origjinal i aktorëve ende nuk është konfirmuar, ka zëra se do të rikthehen në rolët e tyre Meryl Streep dhe Emily Blunt.

Historia e vazhdimit të filmit do pasqyrojë kryeredaktoren Miranda Priestlyn (Meryl Streep) dhe karrierën e saj në ditët e sotme duke qenë se botimi tradicional i revistave është në rënie.

Ende nuk dihet nëse Anne Heathaway do të rikthehet në rolin e Andreas, dhe nëse gjithashtu do të rikthehen aktorët e tjerë të roleve dytësore në filmin e parë.

Filmi i drejtuar nga David Frankel, ishte padyshim një hit duke gjeneruar 124.7 milionë dollarë në vend dhe 326.7 milionë dollarë në mbarë botën nga vetëm një buxhet prej 35 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version