Telegrafi

Një variant i ri i coronavirusit po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar

Një variant i ri i COVID-19 po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) – dhe tashmë përbën një në shtatë raste të reja.

I njohur shkencërisht si EG.5.1, rrjedh nga varianti i Omicronit i COVID-19, transmeton Telegrafi.

UKHSA ka monitoruar prevalencën e tij në vend për shkak të rasteve në rritje ndërkombëtarisht, veçanërisht në Azi, dhe është klasifikuar si një variant këtu më 31 korrik.

Në javën e parë të korrikut, një në nëntë raste të COVID-19 ishin me këtë variant.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se tani përbën 14.6 për qind të rasteve – i dyti më i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar.

Varianti duket se po përhapet shpejt dhe mund të jetë një arsye pse ka pasur një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital kohët e fundit. /Telegrafi/