Telegrafi

Një vals nga ‘Xhbanja’ dhe ‘Rrahmoni’ në dasmë (Foto)

Seriali “O Sa Mirë” do të fillojë së shpejti transmetimin televiziv me episodet e reja.

Aktorët e këtij seriali janë kthyer tashmë në të preferuarit e publikut, dhe kanë krijuar me mijëra fansa të cilët i ndjekin vazhdimisht në rrjetet sociale.

Arjola Demiri nga Tropoja, e njohur për rolin e “Xhbanes” është njëra ndër to, e cila është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë, ku shfaqet me kolegun e saj Kushtrim Qerimin, i njohur si “Rrahmoni” në serial, teksa kërcejnë së bashku një vals.

Fotografia duket të jetë realizuar në dasmën e kolegut tjetër të tyre, Ernest Zymberit, i cili në “O Sa Mirë” luan rolin e preshevarit.

Fotografia në fjalë u ka dhuruar aktorëve qindra pëlqime dhe komente nga simpatizantët e tyre. /Telegrafi/