Një valixhe e dyshuar ka nxitur alarm në rrugën “Sali Çeku” në qytetin e Ferizajt. Qytetarët e kësaj lagje kanë raportuar në Polici se po rrezikohen nga kjo valixhe e dyshuar. Policia e Kosovës është mobilizuar menjëherë dhe po presin ekipet përkatëse të dominimit.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për regjionin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se kanë pranuar ankesa nga qytetarët lidhur me valixhen e dyshuar.
“Rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë , të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/