Telegrafi

Një vajzë mori dhuratë një kuti me fruta për Krishtlindje, reagimi i saj gazmor u bë hit

Ndërkohë që disa fëmijë i kërkojnë Babadimrit një biçikletë, një celular të ri, një laptop ose një PlayStation për Krishtlindje, kjo vogëlushe kënaqi internetin me modestinë e saj.

Përdoruesja e TikTok me emrin @clayrob ndan rregullisht imazhet e familjes së saj dhe në të fundit ajo tregoi momentin e adhurueshëm të vajzës së saj Mimi duke hapur dhuratat e Krishtlindjeve.

Në videon prej 13 sekondash, shohim të bijën duke hapur një nga dhuratat e saj, të mbështjellë me letër rozë të zbukuruar me njëbrirësh.

Kënaqësia e saj kur pa se mori një kuti plot me fruta është thjesht e pamundur të përshkruhet me fjalë dhe ky reagim i adhurueshëm u bë një hit i vërtetë në një kohë të shkurtër dhe aktualisht ka 4.7 milionë shikime.

“Shumë e lezetshme, kjo video është dëshmi se sa të përulur janë fëmijët në të vërtetë dhe nuk kanë nevojë për shumë për të qenë të lumtur”, “Ajo është e mrekullueshme, vetëm shiko atë lumturinë”, “Lumturia është me të vërtetë në gjërat e vogla”, vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@clayrob #Christmas #excited #fruit ♬ original sound – clayrob