Telegrafi

Një vajzë gjashtë vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit

Një vajzë 6 vjeçe ka ndërruar jetë në Repartin e Fëmijëve në Klinikën e Manastirit. Informacionin për vdekjen e vogëlushes e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria.

“Aktualisht nuk mund të japim më shumë informacion, derisa të përfundojë autopsia dhe të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, thonë nga Prokuroria.

Jozyrtarisht, vajza ka qenë e shtrirë në repartin e Pediatrisë, me simptoma të gripit, me temperaturë dhe diarre, ndërkaq në spital ka marrë terapi dhe infuzion.

Familjarët dyshojnë se fëmija nuk është trajtuar siç duhet.

Pritet që pasi të përfundojë autopsia, autoritetet të dalin me informacione më të detajuara./Telegrafi/