Një trup i pajetë i gjinisë femërore është gjetur sot pasdite në liqenin artificial të Mitrovicës.
Trupi i pajetë është gjetur në orën 17:30 në liqenin që u ndërtua në Suhadoll të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rastin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia si dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se trupi i gjetur është i pajetë.