Site icon Telegrafi

Një ushtrim i thjeshtë pesëminutësh në mëngjes do ta ndryshojë jetën tuaj

(Foto: Basubu)

Është e vështirë të gjesh kohë për stërvitje në mëngjes, veçanërisht kur kemi një orar shumë të ngjeshur me punë dhe detyra familjare. Si ju duket mëngjesi? Dush? Kafe? Kafjall? Pastaj nxitoni në punë?

Ngadalësoni për vetëm pesë minuta dhe merrni kohën tuaj për këtë ushtrim. Do të ndryshojë plotësisht jetën tuaj.

Lexo po ashtu Vetëm pesë minuta! Një stërvitje e shkurtër për të forcuar këmbët tuaja për të cilat nuk keni nevojë për pajisje

Ushtrimi quhet Përshëndetja e Diellit ose Surya Namaskara. Është një rutinë joge pesëminutëshe në mëngjes që do t’ju ndihmojë ta përballoni ditën shumë lehtë. Dhe jo vetëm kaq, por është shumë e lehtë për t’u bërë. Çdokush mund ta bëjë.

 


Përfitimet e Përshëndetjes të Diellit

1. Rivendos sistemin nervor
2. Forcon sistemin imunitar
3. Promovon shëndetin e mushkërive
4. Stimulon sistemin tretës
5. Redukton yndyrën e trupit
6. Përmirëson funksionin e veshkave
7. Ai inkurajon qëndrimin e duhur
8. Ju pastron mendjen nga mendimet e ngatërruara
9. Përqendron energjinë tuaj
10. Ju përgatit në mënyrë të përkryer për ditën e ardhshme


/Telegrafi/

Exit mobile version