Site icon Telegrafi

Një urim i veçantë për kryetaren e Manastirit, për 8 marsin (Foto)

Kryekomunarja e Manastirit, Natasha Petrovska ka marrë një urim të veçantë për 8 marsin, ditën e gruas.

Ky urim ka ardhur nga grupi i këshillëtarëve “Ndryshe” të komunës së Manastirit, të cilët kanë shfrytëzuar një kreativitet thumbues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë marrë një dru të vogël dhe e kanë mbjellur në një gropë në rrugë, duke ia ngjitur një mesazh “Urime 8 marsi”, dhe “vozitni me kujdes”.

Qëllimi i dy këshillëtarëve është që kryetarja t’i hapë sytë për gjendjen në qytet, si edhe për shkak se nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre.

Kryekomunarja Petrovksa kritikohet për punë të pamjaftueshme, duke konsideruar se ajo ka bërë vetëm një punë, e ka punësuar vëllain e saj./Telegrafi/

Exit mobile version