Site icon Telegrafi

Një urim i Mavrajt për t’u admiruar nga gjithë shqiptarët

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një urim domethënës drejtuar të gjithë bashkëkombësve në ditën e Bajramit.

Mbrojtësi ka gjetur një thënie me shumë kuptim të poetit të madh shqiptar, Gjergj Fishta, për të uruar këtë festë.

“Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”, është thënia e Fishtës e zgjedhur nga lojtari.

“Nga thellësia e zemrës i uroj gjithë shqiptarët nga Çamëria në Preshevë, edhe kudo që ndodheni. Përhajr Bajramin/ Gëzuar Bajramin Eid Mubarek”, thuhet në urimin e tij.

Exit mobile version