Site icon Telegrafi

Një urim interesant nga Mozzik për të dashurën për Shën Valentin

Hip hop ylli, Mozzik, nuk ka lënë të kalojë edhe festa e Shën Valentinit pa u treguar emocional.

Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto ku shihet me të dashurën e tij.

Në urimin e tij ai i jep të dashurës së tij disa epitete.

“Urime alarmi jem, urime dosti jem, urime pllumi jem. Urime Shën Valentini”, potencoi Mozzik në urimin e tij.

Mozzik ndryshe ka pasur shumë probleme në aspektin muzikor së fundmi pas shkëputjes nga On Records.

Madje palët janë përfshirë në një proces të ashpër gjyqësor, ku ish labeli i reperit ka kërkuar një shumë të madhe të hollash si dëmshpërblim.

Reperi deri tash ka lansuar vetëm një projekt, “Ti Amo” me një reper evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version