Telegrafi

Një universitet nga Maqedonia do të bashkëpunojë me Universitetin SOKA në Tokio

Universiteti për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostol Pali” nga Ohri dhe Universiteti SOKA nga Tokio, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Siç njoftojnë nga Universiteti i Ohrit, dokumentin për bashkëpunim në lokacionet e SOKA-s e kanë nënshkruar ambasadorja e Maqedonisë në Japoni, Andrijana Cvetkoviq, në emër të rektorit Ninosllav Marina dhe kryetari i Universitetit SOKA, Joshihisa Baba, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Memorandumi parashikon bashkëpunim midis universiteteve përmes këmbimit të studentëve dhe profesorëve, bashkëpunimit në projektete hulumtuese dhe publikimit të rezultateve. Gjatë vitit një delegacion nga Universiteti SOKA, do ta vizitojë Universitetin “Shën Apostol Pali” në Ohër, me ç’rast do të fillojë edhe këmbimi i paraparë studimor”, njoftojnë nga Universiteti i Ohrit.

Ambasadorja Cvetkoviq, ka shprehur kënaqësi nga nënshkrimi i memorandumit, duke theksuar se ai do të kntribuojë për përforcim të bashkëpunimit në arsim dhe përforcimin e lidhjeve dypalëshe midis Maqedonisë dhe Japonisë./Telegrafi/