Një fotograf ka kapur një fenomen të rrallë dhe misterioz mbi Itali që njihet si ELVE, që shfaqet si një unazë masive e kuqe drite në qiell.
Siç thuhet, ky fenomen krijohet nga retë e stuhive, transmeton Telegrafi.
Eerie ring of red light flashes like a massive UFO above Italy. What was it? ?https://t.co/p35q2cO1Zr pic.twitter.com/B2az9wKS7R
— Pooetryman (@POOetryman) April 5, 2023
Valter Binotto e kapi këtë fenomen që u shfaq vetëm disa mili-sekonda mbi Itali të hënën, më 27 mars.
Unaza ishte e gjerë 359 kilometra dhe gjendej 100 kilometra lart në jonosferë.
Binotto tha se i duhej të përdorte një teknikë dhe pajisje të specializuara për të kapur këtë fenomen të mrekullueshëm. /Telegrafi/