Telegrafi

Një ulje e frikshme e aeroplanit (Video)

Një pilot ka bërë një ulje shumë të rrezikshme pasi kishte humbur një rrotë dhe duhet të kujdesej për jetën e pasagjerëve.

Pamjet janë bërë virale pasi duket se ka patur shkëndija të mëdha gjatë zbritjes dhe mundësia që të shpërthente ndonjë zjarr ishte e madhe.

Fatmirësisht, asnjë nuk u dëmtua dhe 4 pasagjerët që ndodheshin brenda nuk patën asnjë shqetësim.

Ishte një aeroplan privat që po udhëtonte nga Belize në Florida.