Site icon Telegrafi

Një udhëtim imagjinar me “Valentino”

Mjafton të përmendim vetëm emrin e fuqishëm të kësaj marke dhe menjëherë do mendojmë për krijimet fantastike, përrallore dhe magjepsëse të fustaneve. Dizenjuesit Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli ja kanë arritur të na rrëmbejnë mendjen tonë edhe një herë në një udhëtim imagjinar nëpërmjet koleksionit më të ri “Valentino”.

“Moda e nivelit të lartë duhet të jetë thjeshtë magjike,” tha Piccioli. E butë dhe delikate kjo linjë është e mbushur me elemente magjepse të cilat na rikujtojnë ne një lëndinë e cila është harruar. Lëndina është mendja jonë, dhe efekti i këtij koleksioni ka të bëjë me nxitjen e krijimtarisë dhe të optimizmit për të rigjallëruar veten.

Shikoni pak setin e mëposhtëm dhe përgatituni të zgjidhni fustanin tuaj të preferuar. Padyshim që në një mori alternativash të paraqitura ju do mund të zgjidhni atë që ju shkon dhe ju pëlqen më së shumti. /Telegrafi/

Exit mobile version