Adelina Berisha është e vetëdijshme për asetet që posedon, prandaj kohë pas kohë tërheq vëmendjen duke i vënë në pah.
Si shumë kolege të saj, këngëtarja ka pozuar me bikini në det dhe një prej imazheve e ka sjellë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Vend i bukur… Çasti për familjen”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Sa i përket karrierës muzikore, këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës “Love it” që u lansua në muajin maj dhe është shikuar afro katër milionë herë në YouTube deri më tani.
Në ndërkohë, ajo ka paralajmëruar edhe videoklipin e ri muzikor që është duke realizuar Max Produciton. /Telegrafi/