Sot në mëngjesi, tek pika kufitare Dheu i Bardhë, në rrugë kalimtarët kanë hasur në një person të vdekur.
Një lexues i Telegrafit ka dërguar pamje të trupit të pajetë.
Policia më vonë ka njoftuar se fjala është për një serb të lindur në vitin 1961.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa kufoma është dërguar në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/