Site icon Telegrafi

Një truk i thjeshtë që përdorin stilistët: Modeli i flokëve me volum si në kopertinë revistash në pak sekonda

Për vëllim mjafton që të “pickoni” flokët…

Truket më të mira janë shpesh më të thjeshtat dhe për t’i dhënë flokëve tuaj volumin më të mirë, ju rekomandojmë një truk të shpejtë të përdorur nga parukierja e famshme Emma Chen.

Me ndihmën e saj, ajo arrin efektin e flokëve të dredhur, dhe është aq e thjeshtë sa fjalë për fjalë çdokush mund ta mësojë atë.

Stilistja e famshme ka thënë që nuk është mirë të përdoret shumë preparate për flokë, sepse arrihet efekt i kundërt. Pra, harroni nuancën e balsamit, sprejit për shkrehje dhe pikave për maje të flokëve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pesë rregulla për flokë me volum

“A e teproni me përgatitjen e flokëve? Përdorimi i tepërt i produkteve di të jetë njësoj keq sikur të mos e përdornit asnjë produkt. Flokët bëhen të rëndë, të qullët dhe shpejt bëhen të yndyrshëm”, thotë Ema dhe ka zbuluar çelësin për vëllim të flokëve.

“Mos u mbështetni te produkti, por bëni forma të ndryshme në flokët tuaj. Një ndër mënyrat në të cilat mund ta bëni këtë, natyrisht, është me ndihmën e veglave për t’u dhënë formën flokëve, mirëpo kur bëhet fjalë për kornizimin e fytyrës dhe shtimin e vëllimit, lëvizjeve dhe formave përpara, “pickimi” është zgjidhja më e mirë”, thotë Emma.

Lexo po ashtu Pesë rregulla për flokë me volum

Bashkoni dy xhufka flokësh në vijën e ndarjes dhe “pickoni” me gishta në rrënjë, ndërsa lejoni që xhufkat të ndahen – jepni flokëve vëllim, ndërsa fytyrën tuaj do ta kornizoni më mirë.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që nuk keni nevojë për pasqyrë për këtë truk, mund t’i freskoni flokët kudo. Dhe saktësisht se si duken flokët e “shtrënguar” mund ta shihni në videon e mëposhtme.

/Telegrafi/

Exit mobile version