Nëse ndonjëherë keni probleme të vendosni letrën e pjekjes në një kallëp, ekziston një hap super i thjeshtë që duhet të ndiqet së pari
Duhet t’ju ketë ndodhur një herë që dëshironi të piqni ndonjë ëmbëlsirë, por kur letra e pjekjes duhet të vendoset, assesi nuk funksionon! – transmeton Telegrafi.
Pastaj ajo duhet të pritet, të paloset në një kallëp, por shpesh rezulton të ketë një formë të parregullt, kështu që kurrë nuk “shtrihet” në mënyrën e duhur.
Mirëpo, ekziston një truk i vogël që mund ta bëjë këtë më të lehtë për ne.
Së pari, priteni përafërsisht një copë letër për pjekje, pastaj zhubraviteni dhe njomeni me ujë.
Kullojeni lehtë në mënyrë që të mos shqyhet dhe thjesht vendoseni në një kallëp ose tepsi.
Letra menjëherë “shtrihet” në vend, por edhe parandalon ngjitjen e përzierjes!
/Telegrafi/