Truku me tenxheren dhe kapakun do ta ndryshojë tërësisht mënyrën në të cilën keni gatuar deri tani
Çdo amvisë kur përgatit diçka në tenxhere përdor kapakun, sepse një mënyrë e tillë është më e shpejtë për gatim, kursehet energjia dhe avulli nuk i shkatërron elementet, por gjithashtu edhe shporeti më pak ndotet.
Rëndom kur dëshironi të siguroheni a është e gatuar gjella, e hiqni kapakun dhe e lini anash në element, por atëherë uji apo salca rrjedh nga ai dhe ju ndot sipërfaqen e punës. Ose e mbani në njërën dorë, derisa me tjetrën përzieni gjellën dhe, do ta pranoni, nuk është aspak e këndshme por as praktike, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ne kemi lajme të mira. Është një truk me kapakun për të cilin rrallëkush e di, por do t’ju ndihmojë mjaft dhe asgjë nuk do të ndotni.
Domethënë, kur dëshironi të hiqni kapakun për të përzier apo për të provuar gjellën, nuk e lini në sipërfaqen e punës, por kapakun e vendosni në dorëzën e tenxheres.
Pothuajse çdo tenxhere e ka këtë mundësi, kjo video virale në TikTok tregon pikërisht këtë.
#elnazhamaitip #viralhack #lifehack ♬ One Kiss – Calvin Harris & Dua Lipa
Nuk duhet të shqetësoheni më për të ndotur diçka, thjesht provoni këtë teknikë.
/Telegrafi/