Site icon Telegrafi

Një truk që vjen nga pasarelat, bëhet me një fjongo që tërheq sytë drejt flokëve

Ky truk është përdorur prej vitesh nga artistët e grimit kur përgatisin manekine dhe modele për xhirime dhe revy mode

Në këtë mënyrë, fytyra duket më e hapur, sytë janë si të një maceje dhe faqet janë të tendosura.

Ky truk është bërë i njohur së fundmi në rrjetet sociale, ku vajzat përpiqen ta bëjnë më të hapur fytyrën, transmeton Telegrafi.

Për ta bërë këtë, ato përdorin shirita ngjitës të zakonshëm, ndërsa artistët e grimit përdorin shirita të veçantë të destinuar pikërisht për këtë gjë. Emri i trendit është ‘sytë e dhelprës’.

– Kjo procedurë është e rrezikshme, nuk është mirë të praktikohet për shkak të komplikimeve të tilla siç janë rrudhat e lëkurës pranë syrit, të cilat mund të prekin të gjithë fytyrën – paralajmëron doktoresha Elizabeth Hawkes për “Rafinery29”.

Ajo sqaron se gjithnjë e më shumë femrat kanë probleme me zonën e syve, ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për operacion për ta kthyer lëkurën në gjendjen e saj origjinale.
Nga ana tjetër, femrat po kërkojnë gjithnjë e më shumë të shtrëngojnë fytyrën për t’u dukur sikur sapo kanë vendosur atë shirit, gjë që e bën fytyrën të hapur dhe sytë të tendosur.

♬ original sound – Tea with Casey

– Trendi i ‘syve të dhelprës’ ndryshon edhe formën natyrale të vetullave, pasi një pjesë tërhiqet lart. Kjo krijon një pamje të panatyrshme, me vetullat e vendosura shumë lart – shpjegon mjekja.

Shumë tendenca të bukurisë po ndryshojnë dëshirat që dëgjojnë kirurgët dhe ‘fox eye lifting’, po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar.

Mjekja paralajmëron se tendenca të tilla janë të dëmshme për fytyrën dhe nuk është mirë t’i ndjekim, por mundësisht të rregullojmë atë që na shqetëson vërtet. /Telegrafi/

Exit mobile version