Vetëm një ndryshim i vogël në pozicionin e trupit vepron si një qetësues
Ndonjëherë duhet kaq pak për të na bërë të ndihemi shumë më mirë dhe gjithmonë kemi në dorë një mjet të dobishëm qetësues.
Truku prej pesë sekondash largon tensionin
Ankthi është një problem modern dhe na prek të gjithëve deri diku. Nëse ndiheni të ngarkuar ose të shqetësuar, ndonjëherë ju duhet vetëm të ndryshoni pozicionin e trupit tuaj – në mënyrë që të ndiheni më mirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht.
Ndryshimi i qëndrimit tonë apo edhe pozicionit të kokës mund të ndryshojë valët e trurit tonë dhe të na ndihmojë të lehtësojmë stresin dhe tensionin, transmeton Telegrafi.
Kur ndjeni tension, përpiquni të ngriheni në këmbë, të shtriheni ose thjesht ta anoni kokën në një drejtim tjetër. Këto lëvizje të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh dhe t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë dhe të kontrolloni më shumë veten dhe emocionet tuaja.
“Ky është një truk që do t’ju relaksojë dhe do t’ju kënaqë, por edhe do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ankthi në pesë sekonda. Nëse jeni nën stres, ndieni ankth ose tension, keni emocione negative, thjesht bëni këtë: hidhni kokën pak mbrapa, anoni pak sytë pas dhe më pas kokën dhe do të ndieni menjëherë lehtësim, qetësi.”
Kjo funksionon, sepse ndryshon valët e trurit tuaj dhe është praktikuar në meditim për mijëra vjet. Dhe ky është një truk shumë i dobishëm për ju, gjithmonë pranë kur ju nevojitet, është këshilla e David Phillips, folës i TED.
Provoni këtë truk, e vetmja gjë që keni për të humbur është tensioni. /Telegrafi/