Largon qimet më mirë se çdo fshesë me korrent
Sophie Hinchliffe ka zbuluar në Instagram një truk që ka gëzuar shumë përdorues të Instagramit që kanë probleme me pastrimin e tepihut.
Ajo zbuloi se tapeti mund të pastrohet me fshirëse gome për larjen e dritareve, transmeton Telegrafi.
Sophie e tërhoqi lehtë fshirësen në sipërfaqen e tepihut, duke nxjerrë qime dhe pluhur nga tepihu. Shumë shpejt e kopjuan veprimin e saj dhe ishin të kënaqura me rezultatet.
“Mendova se tepihu im ishte i pastër derisa e provova këtë truk. Sonte do t’i pastroj të gjithë tepihët e shtëpisë në këtë mënyrë”, ka shkruar një përdoruese e Instagramit.
Përdoruese të tjera kanë shkruar se fshirësja e dritareve të tyre do të jetë partnerja më e madhe në pastrimin e shtëpisë tani e tutje.
/Telegrafi/