Përdorueset e rrjeteve sociale janë të emocionuara me metodën e pazakontë, krejtësisht pa dhimbje të zmadhimit të buzëve
Për të pasur buzë të plota dhe të ndezura, vajzat më së shumti shkojnë drejt korrigjimeve estetike.
Duke injektuar filerë, ato arrijnë pamjen e buzëve që duken rinore, transmeton Telegrafi.
Përdoruesja e TikTokut Lera Valesta zbuloi një truk falë të të cilit buzët bëhen si në ndonjë reklamë, pa shkuar te doktori i mjekësisë estetike.
Gjithçka që ju nevojitet është një laps për buzë dhe buzëkuq i lëngshëm.
Hapi 1. Shtrëngoni buzët në mënyrë që të duken vetëm vijat e sipërme dhe të poshtme.
Hapi 2. Me laps për buzë bëni një linjë të dukshme të drejtë në buzën e sipërme dhe të poshtme. Aplikojeni lapsin në cepat e buzëve dhe nëse dëshironi që ato të duken edhe më të plota, mos ngurroni të përdorni lapsin për të kaluar skajet e buzëve.
Hapi 3. Aplikoni buzëkuq të lëngshëm ose shkëlqyes buzësh, më pas kombinoni me laps dhe shijoni pamjen e re të buzëve tuaja. /Telegrafi/