Telegrafi

Një tregtar droge befasoi edhe policët në Angli kur u tha se “ka shumë, shumë drogë” në bagazhin e veturës së tij

Një tregtar droge i kapur me gati 2,000,000 £ (rreth 2,3 milionë euro) kokainë në bagazhin e makinës së tij, dha një përgjigje jashtëzakonisht të sinqertë kur u ndalua nga policia.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Kieran Grant, 40 vjeç, u ndalua nga Policia e Essex-it më 31 mars të vitit të kaluar pasi oficerët e cilësuan Skoda Fabia-n që ai po drejtonte si të “pasiguruar”.

Por kur policia e nxori Grantin nga makina rreth orës 22:30 dhe e mori në pyetje buzë rrugës, shpejt doli se ai kishte shumë më tepër për t’u shqetësuar sesa një automjet i pasiguruar.

Dhe kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të cilën duhet të dinin, i dyshuari jashtëzakonisht i sinqertë nuk humbi kohë duke treguar të vërtetën.

“Në bagazh”, u përgjigj menjëherë një Grant me pamje nervoze.

Ndërsa kur e pyetën se çfarë kishte në bagazh, ai vazhdoi shpejt me ‘drogë’.

“Ka shumë. Shumë kokainë”, shtoi ai.

Pas kontrollit, oficerët gjetën shpejt 19 “blloqe” të mbështjella kokaine, me një total prej 19 kg, e cila po transportohej në dy thasë.

Grant u arrestua në vend dhe më pas u akuzua për posedim me qëllim të furnizimit me drogë të klasit A.

Ai i pranoi të dyja akuzat në gjykatë më 2 prill të vitit të kaluar, 2022 dhe u dënua më 13 janar me gjithsej tetë vjet burg. /Telegrafi/