Në momentin që përmendet Roma, të gjithëve u shkon në mendje kapiteni i tyre legjendar Francesco Totti.
Ikona e Romës dhe futbollit italian dy vite më parë i dha fund karrierës prej futbollistit.
Tani Totti në rolin e drejtorit, nuk mungon në asnjë ndeshje të Romës duke e ndjekur nga tribunat.
Por te Roma po rritet një Totti i ri, fjala është për djalin e Francescos, Cristianin i cili është pjesë e akademisë së klubit verdh e kuq.
Si gjithë fëmijët e akademisë së klubeve, edhe Cristiani ka qenë pritës i topave mbrapa portës.
Në momentin e shënimit të golave të Romës, Cristiani ka treguar pasionin dhe dashurinë që ka për këtë klub duke iu gëzuar shumë golave dhe fitores.
E prania e tij mbrapa portës nuk i ka ikur reporterëve italian të cilët e kishin në fokus gjatë gjithë ndeshjes.
Edhe Francesco në moshën 13 vjeçare kishte qëndruar mbrapa portës duke pritur topa ashtu si i biri i tij Cristiani.
Në Romë kanë filluar të ëndërrojnë që Cristiani të jetë i ngjashëm edhe në talent ashtu si në pamje si babai i tij.
Mbreti është në pension, princi në Romë ka filluar të rritet. /Telegrafi/