Tottenhami ka filluar bisedime me Antonio Conten, pas duan që trajneri italian të marr drejtimin e skuadrës.
Tottenhami është ende pa trajner pavarësisht se kanë shkarkuar Jose Mourinho më 19 prill, ndërsa nuk arritën të nënshkruanin me asnjërin nga trajnerët që kishin në plan.
Dy shënjestrat e tyre kryesore Julian Nagelsmann dhe Brendan Rodgers, zgjodhën rrugë tjera.
Tottenhami gjithashtu kishte në listë edhe Mauricio Pochettinon për një rikthim të Tottenham – por duket se mbetet i kënaqur me Paris Saint-Germainin.
Në anën tjetër Daily Mail shkruan se Conte dhe Tottenham ka filluar bisedimet dhe thuhet se janë të hapur për një marrëveshje.
Daniel Levy është ai që pëlqen italianin, pavarësisht se ai ka histori me rivalët e Tottenhamit.
Po ashtu edhe ish drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është i lidhur me një lëvizje te Tottenham./Telegrafi/