Telegrafi

Një top zjarri u pa në disa vende të SHBA-së

Një top zjarri u pa në qiellin e natës në Midwest, derisa banorët kapën dritën në kamerë nga Wisconsin në Tennessee.

Shoqata Amerikane e Meteorëve tha se mori më shumë se 100 raporte të martën në mbrëmje për një top zjarri që kaloi nëpër qiell, me raporte që vinin nga Wisconsin, Tennessee, Indiana, Missouri dhe shtete të tjera aty pranë, transmeton Telegrafi.

Kamera e pultit të Mitchell Myers kapi një video të dritës derisa ai po udhëtonte përgjatë rrugës Hadley në Fort Wayne rreth orës 22:00.

Megjithatë nuk u bë e qartë nëse topi i zjarrit ishte një meteor apo mbeturinë hapësinore. /Telegrafi/