Telegrafi

Një “top zjarri” në qiell ka vënë në panik qytetarët e disa vendeve evropiane (Video)

Një “top zjarri” fluturues mbi qiellin e Gjermanisë ka frikësuar shumë qytetarë të cilët kishin thirrur autoritetet për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me prezencën e “topit të zjarrtë” nuk janë frikësuar vetëm gjermanët, por edhe francezët, italianët dhe zviceranët, të cilët gjithashtu panë një dukuri të pazakontë në qiell.

Shumë mendonin se ishte një UFO, ndërsa të tjerët kishin frikë se bëhej fjalë për një “flakë zjarri” që po godiste Tokën.

Organizata ndërkombëtare meteorite deri më tani ka marrë 1888 raporte të qytetarëve të shqetësuar dhe kërkoi të gjithë ata që kanë pamjet e kësaj dukurie për t’i dërguar ato.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, nuk ka ende arsye për panik.

Ekspertët shpjegojnë se bëhet fjalë për meteorët Taurid, por që në qiell duken si topa të mëdha të ngjyrës blu-jeshile. /Telegrafi/