Telegrafi

Një ton birrë për mbretëreshën angleze

Birra është dërguar në lokalin e afërm i cili ka pritur adhuruesit e etur të futbollit, por ngatërresa është bërë, sepse lokali i cili ka porositur birrat, quhet njëjtë sikur edhe vendi i mbretëreshës: Windsor Castle.

Kamioni me 2.000 pinte angleze (0.56 litra) birrë ka arritur në oborrin e kështjellës mbretërore, por asnjëri prej punëtorëve mbretëror nuk kanë ditur çfarë të bëjnë me dërgesën e papritur.

“Veçmë na ka ndodhur të na arrijnë gjëra që kanë qenë të dedikuara për mbretëreshën. Por kjo është hera e parë që ajo merr diçka prej nesh”, ka deklaruar të enjten pronari i lokalit.

Për shkak të kësaj ngatërrese, adhuruesit kanë marrë birrat me tri orë vonesë.