Site icon Telegrafi

Një tjetër zyrtar i lartë i NATO-s vjen në Kosovë, pritet nga komandanti i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka pritur sot në Kosovë një zyrtar të lartë të NATO-s.

Bëhet fjalë për Zëvendës Shefin e Shtabit për Operacionet e Shtabit Suprem të Fuqive Aleate, Evropë, Gjeneral Major Matthew J. Van Wanegen.

Takimi u zhvillua në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

“Gjeneralmajor Ulutaş e informoi gjeneralmajorin Van Wanegen për trendet më të fundit të sigurisë dhe për aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, njofton KFOR-i.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë të NATO-s, vjen pas asaj të Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione dhe shefit të CIA-s./Telegrafi/

Exit mobile version