Site icon Telegrafi

Një tjetër yll shqiptar po lind në Hollywood (Video/Foto)

Me siguri që shumë prej jush kanë dëgjuar këto kohë të flitet për Albert Stanaj, shqiptarin i cili po shoqërohet me personazhet më të njohur amerikanë të industrisë së muzikës.

Edhe pse i lindur në Amerikë, Alberti është tëper i lidhur me origjinën e tij, saktësisht qytetin e Tuz-it të cilin e viziton shpesh me familjen. Tani ai është një këngëtar dhe tekstshkrues, por karriera e tij nis që në moshën 6 vjeçare ku performoi në skena të ndryshme përfshirë këtu edhe Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Në moshën 14 vjecare, Alberti pati mundësinë të këndojë përpara Papa Benediktit XVI, transmeton Mad.al

Në vitin 2013 ai nisi të publikonte covera të ndryshëm në kanalin e tij në Youtube, këngë të cilat tërhoqën vëmendjen e shumë fansave por edhe producentëve të cilet vrapuan për ta kontaktuar.

 


Përfshirja e tij në industrinë më të vështirë të muzikës në botë duket se po bëhet tepër e lehtë për Albertin, i cili falë talentit të tij sot ka për bashkëpunëtore artistë si Drake, Jay-Z, Chris Brown, Justin Bieber, Trey Songz etj.

Ai sapo ka përfunduar këngën e tij të parë, një baladë të cilën na ka premtuar se do e publikoj në shtator, shoqëruar sigurisht edhe me një videoklip.

Exit mobile version