Telegrafi

Një tjetër yll në “Walk of Fame”, aktori i njohur Ryan Reynolds nderohet nga Hollywoodi (Foto)

Aktori i njohur hollywoodian Ryan Reynolds, është nderuar me yll në Hollywood, Walk of Fame.

Ylli i filmit “Deadpool” është vlerësuar lartë për karrierën si aktor, teksa është nderuar nga Hollywoodi me yll në trotuarin e famës.

Në shpalosjen e yllit të tij të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshortja dhe djali i tij.

Aktori i njohur dhe gruaja e tij 29-vjeçare Blake Lively kanë treguar se kanë një familje të lutmur, ndonëse shpesh e kanë mbajtur lidhjen e tyre private.

Reynolds është shprehur se ndjehet shumë i ngazëllyer për kë fakt, gjersa e cilëson këtë ngjarje si kulmin e karrierës së tij. /Telegrafi/

 

Aktori Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij, aktorja Blake Lively gjatë shpalosjes së yllit të aktorit në “Walk of Fame”, Hollywood.