Telegrafi

Një tjetër viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, humb jetën 28-vjeçari nga Shkodra

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij të OSHEE, të cilët kanë shprehur ngushëllimet, raporton TCH.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve… U prehtë në paqe”, mesazhi i kolegëve.