Telegrafi

Një tjetër viktimë e lojës “Balena e kaltër”, 14 vjeçari vret veten me qese plastike (Foto, +16)

Një adoleshent indian dyshohet se ka kryer vetëvrasje pasi ka luajtur në internet lojën “Balena e kaltër”.

Ankan Dey, 14 vjeç, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytur me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Ai u gjet i vdekur nga familjarët të cilët hynë në banjë pasi u bë një kohë e gjatë që nuk po dilte.

“Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit”, tha babai i tij Gopinath Dey tha për mediat lokale.

Lexo po ashtu Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse “Balena e Kaltër”, këto janë këshillat e psikologes

“Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari do të shkonte në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarua i vdekur”, ka shtuar ai

Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se ka luajtur lojën online “Balena e kaltër”, transmeton oranews.

Kjo lojë shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes me anë të mashtrimeve dhe më pas përmes kërcënimeve, duke u bërë presion deri në përfundimin e 50 sfidave vetëshkatërruese.

Ankan ishte një nxënës në klasën e 10 në një shkollë lokale në qytetin Anandpur.