Pasi reshjet e mëdha të shiut në fillim të kësaj jave shkaktuan përmbytje të rënda në Itali, vendi i Evropës Jugore po përgatitet tani për temperatura të larta.
Bëhet e ditur se rajonet më të prekura nga përmbytjet ishin Emilia Romagna, Liguria, Piemonte, Toscana, Umbria dhe Marche.
Ndërkohë, rrugët dhe nënkalimet u përmbytën në Pistoia dhe Toscana, ndërsa ekipet shpëtuan shoferët e bllokuar.
Edhe niveli i lumenjve rreth Modena dhe Piacenza ishte alarmant, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Dhjetra rrugë u bllokuan, ura u shembën dhe temperaturat ranë në të gjithë Italinë.
Megjithatë, shërbimet kombëtare të motit kanë lëshuar një paralajmërim të nxehtësisë ekstreme, me temperaturat në disa zona që pritet të shkojnë afro 40 gradë Celsius.
Ndryshe, nga stuhitë është goditur edhe Zvicra, në të cilën është ndaluar përkohësisht trafiku ajror.
Autoritetet lokale thanë se askush nuk u lëndua, por rrjedhat e ujit arritën 43 metra kub në sekondë, shumë mbi rekordin 100-vjeçar prej 34 metër kub në sekondë. /Telegrafi/