Bodybuilderja Geta Beqa-Ahmeti ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e saj.
Ajo ka arritur të fitojë vendin e parë në ‘Bikini Wellness Fitness’, kompeticionin e zhvilluar në Barcelonë të Spanjës.
Plot 33 ishte numri i vajzave që synuan këtë çmim , ndërkohë ishte bodybuilderja shqiptare, ajo e cila arriti të triumfojë dhe të nderohet në fund me medaljen e artë.
Lajmit për këtë fitore i është gëzuar pafund edhe vet Geta, e cila ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me trofeun në duar.
“Ne arritëm këtë, ne e morëm”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë në rrjetin social Instagram.
“Ndjehem shumë mirë, por edhe emocionuar” ishte shprehur ajo në një tjetër video të publikuar në Instagram, ku shfaqej gjatë përgatitjeve në prapaskenën e kompeticionit.
Ndërkohë, Geta Beqa është treguar shumë e suksesshme viteve të fundit, duke kujtuar kështu që vitin e kaluar ajo u shpall edhe kampione e Evropës, në garat e ‘bodybuildingut’, të mbajtura gjatë 2016-ës, po prapë në Spanjë. /Telegrafi/