Një tërmet prej 3 gradë është regjistruar sot në 12:44 minuta në zonën e epiqendrës në Shkup, informoi Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në perëndim të zonës qendrore të Shkupit.
Tërmeti u ndje nga qytetarët e Shkupit, kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, tërmeti u ndje edhe në kufirin Maqedoni-Kosovë dhe kufrin e Maqedonisë me Serbinë.
Dje dhe mbrëmë ka pasur tërmete në Ohër dhe Prespë. /Telegrafi/