Korça vijon të jetë nën aktivitetin sizmik.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit prej ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti me magnitudë të ndryshme.
Më e forta është regjistruar pak para mesnatë, 3.4 ballë, ndërsa të tjerat kanë qenë me magnitudë më të vogël.
Deri tani nuk raportohen dëme materiale. /Ora News/