Site icon Telegrafi

Një tjetër tërmet godet disa qytete të Shqipërisë

Pas një periudhe qetësie, janë rikthyer sërish lëkundjet e tokës në Shqipëri.

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.

Magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar. /Albeu/

Exit mobile version