Kemi dëgjuar për Samsung Galaxy A90 që nga fillimi i marsit.
Raportet dhe informatorët sugjerojnë drejt një telefoni të cilësisë së lartë dhe raportet e fundit sugjeruan se do të përfshijë porcesorin Snapdragon 855, së bashku me aftësitë 5G nëpërmjet modemit X50.
Kamera e trefishtë thuhet gjithashtu se do të jetë në bord për të gjitha nevojat tuaja të imazhit.
Një rezultat i fundit Geekbench konfirmon praninë e SoC SD855, të ndihmuar nga 6GB RAM.
Pajisja sjell një bateri masive 4.500mAh, deklaron GalaxyClub.
Modeli i vlerësuar identifikohet si SM-A908N, dhe nga raportet e mëparshme thuhet se seria SM-A908 do të jetë e aftë për 5G.
Ajo që është e rëndësishme është se Galaxy A90 5G, me një procesor Snapdragon 855, 6GB RAM, kamerë trefish (48MP + 8MP + 5MP) dhe 4,500mAh lehtë mund të prezentohet nën kategorinë e telefonave premium.
E vetmja gjë që mbetet është të shohim se sa i shtrenjtë është ky telefon 5G. /Telegrafi/