Të paktën 27 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, pas një sulmi në një ceremoni në kryeqytetin e Afganistanit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe udhëheqësi i lartë afgan, Abudllah Abdullah, i cili nuk mori lëndime.
“27 të vdekur dhe 29 të plagosur janë transportuar nga ambulanca deri më tani”, tha Wahidullah Mayar, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Raportohet se ky është sulmi më vdekjeprurës që kur u nënshkrua javën e kaluar, marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve.
“Sulmi filloi me një shpërthim, me sa duket një raketë goditi zonën, Abdullahu dhe disa politikanë të tjerë nuk pësuan lëndime”, tha Freteoon Kwazoon, zëdhënësi i Abdullahut.
Lidhur me këtë rast talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin në Kabul, që ndodhi në një tubim për përvjetorin e vdekjes së Abdul Ali Mazari, një udhëheqës Hazara që u vra në vitin 1995 pasi burgos nga luftëtarët e armatosur talebanë.
Incidenti vjen më pak se një javë pasi SHBA dhe talebanët nënshkruan një marrëveshje që do t’i hapte rrugën tërheqjes së plotë të trupave të huaja në 14 muaj, sidoqoftë, luftimet kanë vazhduar në të gjithë vendin, duke hedhur edhe shpresën se marrëveshja do të çonte në një ulje të dhunës. /Telegrafi/