Telegrafi

Një tjetër sulm i rëndë në SHBA, një person ther me thikë 8 veta në Minesota (Foto)

Një tjetër sulm i rëndë ka ndodhur në SHBA, pas shpërthimit në lagjen Chelsea të New yorkut, ku mbeten 29 të plagosur, mes tyre njëri në gjendje të rëndë.

Ndërkohë një person ka therur me thikë tetë persona në një qendër tregtare në Minesota, ndërsa autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia.

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, ndërsa nuk dihet motivi.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë pjesë e këtij sulmi, autori ka bërtitur “Allahu Ekbher” përpara se të vritej.

Zyrtarët e spitalit thonë se disa nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.