Site icon Telegrafi

Një tjetër sukses për DJ Regard, vendoset në ‘billboard’-in e “Times Square” në New York

Foto: Instagram

Ditën e sotme (e premte) në “Times Square” në New York është vendosur një reklamë e madhe promovuese për artistin shqiptar tashmë me famë ndërkombëtare, DJ Regard.

“Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae, kënga e re YOU”, – shkruhej në ‘billboard’ që njëherësh ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët duke bërë që të shpërndajnë këtë gjithandej nëpër rrjete sociale.

Reklama, e mundësuar nga platforma Spotify, është vendosur me arsyen e promovimit të këngës së re të Regard të titulluar “You”.

Kjo njëherësh ka të bëjë me bashkëpunimin e DJ kosovar me këngëtarin e kompozitorin australian, Troye Sivan si dhe artisten kanadeze, Tate McRae.

Lexo po ashtu Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae sjellin këngën e re “You”

Më parë, në ekranet e “Times Square” janë vendosur edhe sukseset e artisteve të tjera shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet artisti, i cili ka ndarë pamjen me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit shumë Spotify, kjo është e mahnitshme. You me Troye Sivan dhe Tate McRae është publikuar tanimë në të gjitha platformat”, thuhej në postimin e Regard.

Reagimet gjithashtu kanë qenë të shumta, duke u përkrahur në masë të madhe edhe nga miqtë e fansat e shumtë të Dardan Aliut. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: Instagram)
Exit mobile version