Tashmë “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi francez, Soolking, është konfirmuar si mega hiti ndërkombëtar që theu rekorde dhe i tillë po vazhdon të jetë akoma.
Ky projekt, i cili u lansua në prill të vitit 2019, ende pa u bërë një vit ka kaluar shifrën e 400 milionë klikimeve në platformën YouTube.
Lajmin e bëri të ditur vet artistja Dora, teksa e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
“400 milionë shikime për 10 muaj, faleminderit të gjithëve”, ka qenë përshkrimi krahas videos së publikuar krah Soolking.
https://telegrafi.com/tag/dhurata-dora/
Projekti u punua nga top producenti i njohur, Big Bang në shtëpinë e hiteve RedBox.
Për Dhuratën natyrisht se ky është suksesi më i madh i karrierës për debutimin në arenën ndërkombëtare, pas një bashkëpunimi të frytshëm me artistin nga Franca.
Dora ndër tjerash javë më parë solli edhe një bashkëpunim të suksesshëm me reperin nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.
“Las Loss” mban titullin kënga e tyre në gjuhën gjermane që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/