Site icon Telegrafi

Një tjetër shuplakë për Teslën

Prodhuesi kinez i makinave BYD ka kaluar rivalin Tesla për sa i përket të ardhurave tremujore për herë të parë, duke i dhënë një tjetër goditje kompanisë së Elon Musk.

Të ardhurat e BYD në tremujorin e tretë të 2024 u rritën me 24 për qind nga viti në vit në 201.1 miliardë juanë, ose 28.2 miliardë dollarë, ndërsa Tesla regjistroi të ardhura prej 25.2 miliardë dollarësh në të njëjtën periudhë, raporton Bloomberg.

Firma kineze regjistroi shitje të jashtëzakonshme prej 1.12 milionë makina elektrike dhe hibride plug-in tremujorin e kaluar dhe fitimi i saj u rrit 11.5 për qind nga viti në vit në një rekord prej 11.6 miliard juanë, ose afërsisht 1.62 miliard dollarë.

BYD postoi një diferencë bruto prej 21.9 për qind, por fitimet e saj mbeten ende pas Tesla, e cila fitoi 2.2 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të 2024.

Kompanitë Bi-Wi-Di dhe Tesla kërcënojnë gjithnjë e më shumë biznesin e prodhuesve tradicionalë të makinave si Volkswagen, Ford, Stellantis dhe General Motors, të cilët kanë probleme me kalimin në prodhimin e automjeteve elektrike, shton agjencia e New Yorkut. /Telegrafi/

Exit mobile version