Telegrafi

Një tjetër shqiptar i suksesshëm në Gjermani, Jakup Muja bëhet pjesë e filmit “Alarm fur Cobra 11” (Foto/Video)

Jakup Muja, i lindur në Kosovë por për shumë vite jeton në Gjermani po bëhet protagonisti kryesorë i filmit “Alarm fur Cobra 11”, skena këto që janë shumë intriguese dhe se për të si aktor i shkojnë shumë për shtati.

Ndonëse është marë me boks, kickboks e fitnes për një kohë të gjatë, drenicaku që jeton në Bon të Gjermanisë i është futur me shumë seriozitet aktrimit pasiqë sipas tij i jep shumë komoditet.

39 vjeçari këto ditë është duke xhiruar skenat e këtij filmi dhe nga regjisorët dhe producentët po merr notat më të larta të vlerësimit.

Shtatlarti kosovar po çmend gati gjithë Gjermaninë me pamje e aktrim.

Ai është 190 i lartë dhe peshon 105kg, ndërsa akoma nuk është i përmbushur në vete pasiqë vazhdon të kërkojë suksesin. /Telegrafi/